Zgjedhjet Lokale

Ardian Gjini: Më 18 tetor, ditën e parë pas zgjedhjeve nisin dy projekte të mëdha

10/07/2021 20:18
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka premtuar se më datën 18 tetor, ditën e parë pas zgjedhjeve, do të fillojnë dy projekte.

Ai ka theksuar se projektet janë të mëdha, por nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.

“Po ju zbuloj një sekret, dy projekte serioze kemi me i nisë me datën 18 tetor. Arsyeja pse i kemi lanë këto projekte me datën 18 tetor është veç me ju tregu të gjithëve, jo në Gjakovë se në Gjakovë e dinë por të gjithë Kosovës se me 18 në mëngjes në ditën menjëherë pas datës së zgjedhjeve kemi me vazhdu me dy projekte seriozisht të mëdha”, ka deklaruar ai.