Zgjedhjet Lokale

Bulliqi: Punimet në segmentin 4.2 kilometërsh të magjistrales kryhen në nëntor

10/07/2021 19:40
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se punimet në segmentin 4.2 kilometërsh të magjistrales kryhen në nëntor.

Bulliqi u shpreh i bindur se Qeveria e Kosovës, bashkë me Ministrinë do t’i bëjnë kordinimet e nevojshme, në mënyrë që ky projekt të përmbyllet sipas afateve kohore.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Punimet në segmentin 4.2 kilometërsh të magjistrales kryhen në nëntor
Bashkë me zëvendës Ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kemi mbajtur konferencë për media tek vendpunishtja rreth projektit të magjistrales Prishtinë-Podujevë.
Në këtë kuadër, zv. ministri Durmishi tha se “Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për shpronësim, nënkalimet janë zëvendësuar me rrethrrotullime, është ndërtuar muri mbrojtës, janë planifikuar tetë vende për stacione të autobusëve, ka filluar të ndërtohet një urë, e cila nuk ishte e planifikuar dhe sipas kësaj dinamike deri në fund të nëntorit do të përfundojnë të gjitha punimet në këtë segment 4.2 kilometërsh, të gjitha këto brenda kontratës ekzistuese”.
Nga fillimi kjo rrugë ka filluar pa planifikim të duhur dhe për rrjedhojë kanë ndodhur edhe pengesa në realizimin e projektit, por që tani pres nga Ministria e Infrastrukturës koordinim për punë të suksesshme në realizimin e këtij projekti.
Unë jam i bindur se Qeveria e Kosovës, bashkë me Ministrinë do ti bëjnë kordinimet e nevojshme, në mënyrë që ky projekt të përmbyllet sipas afateve kohore, sepse po shihet edhe sot që kjo është rrugë me ngarkesë dhe shumë e nevojshme për qytetarët.
Në fund së bashku me zv-ministrin Durmishi kemi bashkëbiseduar me banorë të pjesës ku po zhvillohen punimet.