Showtime

Nisën krisjet, Fifi debaton ashpër me banorët e shtëpisë

10/07/2021 16:09
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Fifi, është bërë banore e shtëpisë “Big Brother Vip”.

Faqja zyrtare e “BBV” është duke publikuar disa nga pamjet e banorëve kur shumë shpesh debatojnë ashpër, shkruan GazetaBlic.

Njëra ndër to është edhe Fifi e cila ka debatuar ashpër me banorët për ushqim.

Ardit Çunin dhe Benaida Nishanin ishin ata të cilët ankoheshin për mungesë ushqimi, teksa sipas Fifit është “gjynah të ankohen” .

Videoja më poshtë i thotë të gjitha./GazetaBlic/