Kandidati i VV-së për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani ka takuar banorët e Sojevës, me ç’rast u ka premtuar atyre barazi, zhvillim e transparencë.
“Për një qeverisje me mirëmenaxhim e që prioritet parësor e të vetëm e ka interesin e qytetarit, duhet që më 17 tetor të votohet Lëvizja VETËVENDOSJE! me numrin 144”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në Sojevë, në prani të dhjetëra banorëve, diskutuam për programin tonë që ofron zgjidhje, barazi, zhvillim dhe transparencë.
Për një qeverisje me mirëmenaxhim e që prioritet parësor e të vetëm e ka interesin e qytetarit, duhet që më 17 tetor të votohet Lëvizja VETËVENDOSJE! me numrin 144.
#Bashkëqeverisim
#Vetëvendosjepërkomunën