Erling Haaland me të vërtetë dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe është i përgatitur të refuzojë ofertën për të marrë dyfishin e pagës së tij për një sezon tjetër në Gjermani, nga 8 milion € në 15 milion € neto në sezon.
Gazeta spanjolle AS, citon burime pranë lojtarit se ai tashmë po merr oferta për afatin e ardhshëm kalimtar veror, përcjell GazetaBlic Sport.
Haaland do të kishte dashur të largohej në tregun e fundit të transferimeve, por Borussia mbylli derën për klubet e interesuara dhe beson se këtë sezon do të jetë në gjendje ta vlerësojë atë në një vlerë historike, mbi 200 milionë euro.
Megjithatë, gjithçka do të varet edhe nga forma se si do të paraqitet ai në fushë.
/GazetaBlic Sport/


