Zgjedhjet Lokale

Daut Haradinaj: Hajvalia si paralagje e kryeqytetit do të ketë trajtim të veçantë

10/07/2021 14:04
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, po vazhdon me aktivitetin e tij në kuadër të fushatës për Prishtinën, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj sot është pritur nga banorët e Hajvalisë, më saktësisht nga banorët e rrugës Minatori, pjesë kjo e rëndësishme e kësaj ane me gjithsej 300 familje.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj është shprehur se me banorët ka biseduar rreth problemeve të cilat shqetësojnë ata, duke filluar nga problemet me energjinë elektrike e deri te infrastruktura e dobët rrugore.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë Hajvalia si paralagje e kryeqytetit, ka rëndësi të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet në të ardhmen.

Postimi i plotë: