Lajme

Gucati dhe Haradinaj deklarohen të pafajshëm në Hagë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

10/07/2021 11:36
nga:N M

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë deklaruar të pafajshëm në Hagë lidhur me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Pas leximit të aktakuzës së paredaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Gucati e Haradinaj nuk e pranuan fajësinë për akuzat që u vihen në barrë.

Nis gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Gucati e Haradinaj