Italia u mposht mbrëmë nga Spanja me rezultat 1-2.
Spanja ndërpreu rekordin e Italisë prej 37 ndeshjeve pa humbje, shkruan GazetaBlic Sport.
Përveç humbjes, Italia mbeti edhe me një lojtar më pak në fushë pasi Bonucci u largua me karton të kuq në minutën e 42’të të takimit.
Për këtë ka kërkuar falje mbrojtësi i Italisë, i cili tha se është shumë i zemëruar me vetën që e la skuadrën me një lojtar më pak.
“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten”.
“Më vjen keq dhe kërkoj falje. Kjo Itali do të ngritet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”.
/GazetaBlic Sport/


