Sëmundjet mendore nuk kanë kursyer as personazhet më të përfolura të showbizit, madje shpesh herë këta persona të famshëm që kanë folur për këto sëmundje ishin në rrezik për jetë.
Në Gusht të vitit 2016, Selena Gomez, në “American Music Awards” mbajti një fjalim emocionues dhe të përzemërt, shkruan GazetaBlic.

Selena kishte folur hapur për problemet me depresionin, ankthin dhe sulmet e panikut.
Kujdesi familjarëve dhe mjekëve shpëtoi jetën e këngëtares, Lady Gaga.

Lady Gaga vuajti nga çrregullimi post traumatik i stresit për një kohë të gjatë.
Kur bie fjala për varësinë nga droga dhe alkooli, çrregullimi biopolar, dëmtimi i vetvetes dhe çrregullimi i ngrënies për vite me rradhë, na shkon mendja menjëherë tek Demi Lovato.

Lovato është një nga zërat më të fuqishëm ndaj kurimit të sëmundjeve.Të gjitha këto, ajo i kaloi me stërvitje dhe meditim.

Taylor Swifit është një tjetër emër mjaft i lakuar në medie pikërisht për këtë temë. Ajo zbuloi shumë për vetën gjatë rrugës për t’u bërë e famshme.

Ylli i Pop-it kishte vetbesim të ulët duke urreyer çdo gjymtyrë të trupit të saj.Pak nga pak, ajo rrëfeu se kishte filluar ta menaxhonte ankthin.
Kështu Taylor Swift kishte filluar ta donte veten dhe asnjëherë nuk u ndal duke u përpjekur edhe kur dështoi…/GazetaBlic/


