Sporti

Belgjika dhe Franca kërkojnë finalen e madhe në Ligën e Kombeve

10/07/2021 08:16
nga:Mergim Rreci

Pas ndeshjes Itali – Spanjë, sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve.

Belgjika dhe Franca do të përballen në gjysmëfinalen e dytë, atje ku kërkohet finalja e madhe ndaj Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.

Belgjika kryeson bilancin e përgjithshëm të 74 përballjeve ndërmjet dy vendeve, 30 me 25 me fitore, ndërsa 19 takime kanë përfunduar në barazim.

Ndeshja Belgjikë – Francë do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin e Juventusit dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Daniel Siebert.

/GazetaBlic Sport/