Lajme

Plagosen dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

10/06/2021 23:41
nga:Q R

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.

Shtatë kongresmenë i dërgojnë letër Biden dhe Blinken për situatën me targa mes Kosovës dhe Serbisë