Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, 18 persona kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkaq nga 3 mijë e 149 teste, janë regjistruar 406 raste të reja me këtë virus.
Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik të këtij vendi, janë shëruar 387 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 193 mijë e 458 raste, prej të cilëve 175 mijë e 881 janë shëruar.
Aktualisht aktive me COVID-19 janë 10 mijë e 819 raste./ Alsat M


