Sporti

Donnarumma në ‘presion’ nga tifozët, i rrëshqet topi nga duart në ndeshjen Itali-Spanjë

10/06/2021 21:30
nga:Lorik J

Gigio Donnarumma nuk po kalon çaste të mira në rikthimin e tij në “San Siro”.

Donnarumma është startues në ndeshjen e kombëtares së tij, Italisë ndaj Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai është në presion nga disa tifozë të Milanit që janë të pranishëm, të cilët po e fishkëllejnë atë sa herë që prek topin.

Madje, Donnarumma kishte një moment paniku në pjesën e parë – kur intervenimi i tij nuk ishte aq i mirë dhe rrezikoi të pranonte një gol të çuditshëm.

Ja rasti: