Lajme

Borrell pasi takon Kurtin: Thërras Kosovën dhe Serbinë për intensifikim të punës për marrëveshje gjithëpërfshirëse

10/06/2021 18:25
nga:M K

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka diskutuar edhe për marrëveshjen e fundit Kosovë – Serbi.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar.

Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”, ka shkruar ai.