Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, së bashku me ekipin e tij janë angazhuar për krijimin e një parku të vogël për qentë në Bregun e Diellit, raporton Gazeta Blic.
Ismaili ka thënë se numri i familjeve që kanë adoptuar qenë në Prishtinë është rritur dukshëm në vitet e fundit.
“Krahas strehimores dhe njësisë komunale për trajtimin e qenve endacakë, plani jonë përfshin edhe krijimin e parkut të dedikuar për qentë. Numri i familjeve që kanë adoptuar qenë në Prishtinë është rritur dukshëm në vitet e fundit” shkruan Ismaili.