Zgjedhjet Lokale

Arben Vitia takohet me gra dhe vajza të kryeqytetit, në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

10/06/2021 14:08
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, në sheshin e kryeqytetit, ka marrë pjesë në tubim me gra dhe vajza, për nder të muajit për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Pas këtij tubimi, aktivistët dhe gratë kandidate mbeshtetën fushatën për Arlindën, pasi që ajo ende ndodhet jashtë vendit duke zhvilluar betejën kundër kancerit.

Shkrimi i plotë:

Prishtina e shëndetshme

Në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, Kryetari i ri Arben Vitia së bashku me deputetën Fatmire Mulhaxha Kollqaku, mbajtën takim me gra e vajza në sheshin e qytetit.

Kanceri i gjirit është mes nesh, çdo e dhjeta grua diagnostifikohet me të dhe si rezultat edhe në listën tonë kemi një grua që ende lufton me kancerin dhe po arrin të fitoj, ajo është Arlinda Morina me numrin 34.

Pas këtij tubimi, aktivistët dhe gratë kandidate mbeshtetën fushatën për Arlindën, pasi që ajo ende ndodhet jashtë vendit duke zhvilluar betejën kundër kancerit.

Sigurisht Arlinda nesër do jetë zëri i atyre që ishin apo ende janë në këtë rrugëtim të vështirë por edhe jo të vetme!
Bashkë ❤️