Fotografi i njohur shqiptar, Ahmed “Meddy” Huduti është ndarë na jeta. Baba i një djali u nda jeta pas infektimit me Coronavirus.
Ndër njerëz që kujtuan Meddy-n dhe shprehën ngushëllime, ishte edhe këngëtarja Vesa Luma.
Ajo ndau një fotografi që dikur kishte bërë ai dhe që sot është e preferuara e këngëtares.
“Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh”, shkroi ajo.
View this post on Instagram
Edhe reperi shqiptar, Majk, ndau me ndjekësit një fotografi e cila ishte realizuar nga i ndjeri.

Kujtojmë se, lajmin për vdekjen e tij e dha nëna me anë të një postimi në Facebook, duke theksuar se të pame nuk do të ketë pasi që e gjithë familja janë rëndë me shëndet nga virusi./GazetaBlic/


