Një person ka ndërruar jetë në QKUK pasi u lëndua ndërsa po punonte në ndërtim, në një ndërtesë në Prishtinë.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKUK.
Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë. Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.


