Lajme

Lutfi Haziri fiton pa balotazh me 50.9%, Alban Hyseni i dyti me 41.9%

10/05/2021 23:49
nga:Q R

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjilanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit i ka publikuar sonte, e sipas të cilave kandidati i LDK-së Lutfi Haziri e fiton garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit me 50.9%. I dyti renditet ai LVV, Alban Hyseni që ka dalë i dyti me 41.9%.

Janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 21-28 shtator 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të padeklaruar:

Lutfi Haziri – LDK: 50.9%

Alban Hyseni – LVV: 41.9%

Leonora Morina – Bunjaku – PDK: 3.6%

Nazim Gagica – AAK: 1.8%

Nuk e di: 1.8%

Refuzon të përgjigjet: 0.7%

Lulzim Bexheti: 0.3%

Gani Neziri: 0.2%

Ardian Foniqi – Vatra: 10.1%.

Me vota të deklaruara, përqindja e qytetarëve ishte si në grafikët e mëposhtëm:

I nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë: Do ta inkurajoj Kosovën për konstruktivitet e fleksibilitet në dialog