Infektologu kosovar dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka dhënë detaje nga raporti në Klinikën Infektive.
Ai ka thënë se 36 pacientë janë të shtruar në Klinikën Infektive, ndërsa 14 sosh janë të vaksinuar, e 3 prej tyre me të dyja dozat.
“36 pacientë janë të shtruar në Klinikën Infektive, prej tyre 14 të vaksinuar, 11 nga ta me njërën dozë, e tre të tjerë me të dyja dozat. 34 janë në oksigjeno-terapi dhe 12 nga ta në repartin intenziv të Klinikës Infektive”, tha Vishaj për GazetaBlic.
Kërkohet heqja e orës policore, autoritetet ende s’e kanë diskutuar


