Hyseni u vu me shpatulla pas muri, për faktin se e akuzuan se kishte ardhur aty për Alvisën. Ai e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur se ishte thjeshtë një rastësi. Por, edhe aq rastësi nuk ishte.
Rrjedha e emisionit nxorri në pah faktin se Hyseni njihej me Arjan Konomin dhe gjithashtu kishte patur kontakte me Alvisën gjatë audicioneve. Arjani u shpreh se ata nuk jan miq, por në fakt nuk rezulton kështu
. Mesa dimë, vetë Hyseni e ka kontaktuar Arjanin për ti bërë marketing biznesit që zotëron. Aty ka lindur miqësia e të dyve. Madje, mesa kuptohet nga postimet në Instagram, ata kanë qenë bashkë në Mykonos, duke darkuar te “Nusr-et”. Epo nëse nuk jeni miq, atëherë çfarë jeni?!



