Sporti

Lëndohet ylli i Romës, do të mungojë në tri ndeshjet e radhës

10/05/2021 16:25
nga:Lorik J

Qendërmbrojtësi i Romës, Chris Smalling do të mungojë për tre javë për shkak të një dëmtimi të kofshës dhe kështu do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme kundër Juventusit, Bodo/Glimt dhe Napolit.

Mbrojtësi anglez ka luajtur vetëm katër herë në Serie A këtë sezon pasi humbi katër ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi në këmbë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumet italiane raporton se Giallorossët kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në skuadër për tre ndeshjet e ardhshme, duke humbur kështu ndeshjet e mëdha kundër Juventusit dhe Napolit në Serie A.

Roma aktualisht ndodhet në vendin e katërt me 15 pikë.

/GazetaBlic Sport