Zgjedhjet Lokale

Agim Bahtiri: Banorët e Frashërit kanë vendosur të vazhdojnë edhe një mandat me mua

10/05/2021 14:54
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka takuar banorët e fshatit Frashër, raporton Gazeta Blic.

Bahtiri tha se në takimet me banorët e këtij fshati mori urime për punën e deritanishme dhe theksoi se ata kanë vendosur të vazhdojnë me Bahtirin kryetar komune.

Postimi i plotë:

Frashëri është fshati që mburret jo vetëm me emrin e tij, për shkak të rilindasve Frashëri, por mburret me rreshtimin gjithmonë në krah të zhvillimit dhe në krah të se drejtës.

Në takimet që pata atje, pranova urimet më të përzemërta për punën e deritashme, të cilën ata tashmë kanë vendosur ta vazhdojnë me mua në krye të komunës.

Bashkë edhe me Frashërin do të Qeverisim!
LVV 144 | AB +4