Showtime

U kritikua për skenën e dhunës në videoklip, Butrint Imeri vjen me vendim të papritur

10/05/2021 14:31
nga:Genita C

Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, ka pak ditë që ka lansuar këngën e re “Kuku”.

Kjo këngë u shoqërua me videoklip, ku një pjesë është kritikuar mjaft shumë nga fansat e Butrintit, shkruan GazetaBlic.

Një skenë kur artisti godet modelen e cila në klip aktron të dashurën e tij bëri që Butrint Imeri ta largoj nga Youtube këtë pjesë.

Ndryshe, kjo këngë arriti një numër të madh klikimesh për një kohë shumë të shkurt./GazetaBlic/