Zgjedhjet Lokale

Hyri Dobrunaj: Do të ndërtojmë Zonën Industriale të Biznesit

10/05/2021 13:29
nga:Gazeta Blic

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Deçanit, Hyri Dobrunaj, në vazhdën e takimeve ndaloi te biznesi “Balaj-M”, të cilët i vlerësoi si shembull i mirë i punës, me shumë profesionalizëm dhe brend unik të prodhimit.

“Me programin tonë bizneseve do u krijojmë lehtësira në disa dimensione, bizneseve deçanase do tu krijojmë kushte më të mira, prandaj premtoj se në mandatin tonë në Deçan do të ndërtohet Zona Industriale e Biznesit, si hapësirë e dedikuar për vendosjen e bizneseve, me infrastrukturë moderne në funksion të rritjes ekonomike”, premtoi Dobrunaj.