Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në ndeshjen e ligës amatore në Brazil ku lojtari i skuadrës së Sao Paulos, Uilliam Ribeiro ka dhunuar me forcë gjyqtarin kryesor të ndeshjes ku Sao Paulo po luante ndaj Guaranit.
E gjitha kjo ndodhi në formë proteste ku ai goditi gjyqtarin e ndeshjes me dhunë.
Pas kësaj ngjarje arbitri i takimit u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, dhe lojtari u arrestua nga forcat policore.
Kjo ndeshje u shty për shkak të kësaj ngjarje dhe ende nuk ka një datë se kur mund të riluhet sërish.
/Panorma Sport/


