Sporti

Policia franceze arreston personat e akuzuar për grabitjen në shtëpinë e Angel Di Marias

10/05/2021 11:53
nga:Mergim Rreci

Policia franceze arrestoi të hënën tre persona të dyshuar si autorë të sulmit në shtëpinë e anësorit argjentinas Angel Di María, sipas gazetës franceze L’Equipe.

Grabitja ndodhi marsin e kaluar, ndërsa lojtari ishte në fushë për PSG, kundër Nantes, pasi ishte zëvendësuar në minutën e 57 -të për t’u informuar për situatën, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas muajsh hetimesh, autoritetet franceze arrestuan tre burra, të moshës 25 deri në 30 vjeç (dy prej tyre me precedentë penalë), nën dyshimin për vjedhjen dhe rrëmbimin e gruas dhe dy vajzave të futbollistit argjentinas.

Ishte një ngjarje që tronditi Di Marian, por më pas gjithçka u normalizua, për më tepër tashmë edhe grabitësit u kapen nga policia.

/GazetaBlic Sport/