Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se përkrahja qytetare për programin qeverisës që ofron ai në këto zgjedhje vjen si shkak i problemeve të grumbulluara ndër vite, raporton Gazeta Blic.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qytetarët besojnë fuqishëm se Kryeqytetit i duhet vendosmëri në vendimmarrje.
Postimi i plotë:
Mbështetje e madhe për programin tonë e para Prishtina!
Problemet e grumbulluara ndër vite në kryeqytet, kanë ofruar kryeqytetasit me vizionin tonë për të qeverisur Prishtinën dhe zgjidhur problemet e saj një nga një.
Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarin me plan të konkretizuar për Prishtinën, po e rrisin çdo ditë besimin se Kryeqytetit i duhet një vendosmëri në vendimmarrje.
#eparaPrishtina
#punamarë