Lajme

Vdes komentatori i njohur sportiv shqiptar, humb betejën me koronavirusin

10/05/2021 09:15
nga:Mergim Rreci

Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo.

Prej disa javësh, Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndritë shpriti Kosta Grillo”.