Sporti

“Bild” zbulon të ardhmen e Robert Lewandowskit

10/05/2021 09:11
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski tashmë ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në Gjermani.

Kështu, pavarësisht përfundimit të kontratës së tij në 2023, sulmuesi 33-vjeçar polak, sipas gazetës gjermane Bild, së shpejti do të fillojë bisedimet me drejtuesit  për të zgjatur kontratën e tij me kampionin, përcjell GazetaBlic Sport.

Lewandowski ka shkëlqyer ndër vite tek skuadra gjermane, atje ku ka thyer në vazhdimësi rekorde të mëdha.

Sulmuesi polak ka shënuar 11 gola në 9 ndeshje të këtij edicioni në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/