Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, e ka prezentuar projektin e tij për rigjenerimin e “Soliterave” të lagjes Ulpiana përmes një partneriteti publiko-privat.
Ky projekt parasheh që, në pajtueshmëri me banorët, hapësirat ndërmjet soliterave të shndrrohen në zona komerciale, zyre, dyqane, çerdhe, kopshte mbi kulm, dhe hapësira për banorë.
Sipas kandidatit Rama, për realizimin e këtij projekti do të shpallet konkurs ndërkombëtar arkitektural brenda 9 muajve. Kostoja e zonave ndërlidhëse do të jetë 7 milionë euro, ndërsa investimet do të jenë me kontrata të partneritetit publiko-privat.
Gjatë ditëve të ardhshme, Përparim Rama do të prezentojë edhe disa projekte tjera për lagjet kryesore të Prishtinës.