Sporti

Suchoparek: Ndaj Kosovës nevojitet përqendrim

10/04/2021 19:33
nga:Lorik J

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-21 të Çekisë, Jan Suchoparek , ka vlerësuar lart potencialin e Shpresave të Kosovës.

Ai në një intervistë për “sport.cz” ka thënë se ndaj Kosovës nevojitet përqendrim maksimal. Kosova e pret të enjten në Prishtinë Çekinë, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit 2023.

“Kosova është një ekip shumë mirë i organizuar me lojtarë të mirë individualë që mund ta shfrytëzojnë çdo gabim të kundërshtarit për të shënuar gol. Mund të jenë shumë të rrezikshëm, prandaj nevojitet përqendrim maksimal .Kështu u bëjmë thirrje lojtarëve tanë për kujdes. Por ne besojmë se jemi të gatshëm për t’u përballur me Kosovën”, ka thënë seleksionuesi çek.

Çekia është në vendin e parë të Grupit G me gjashtë pikë, ndërsa