Sporti

E konfirmon agjenti: Bllokohen bisedimet për rinovimin e kontratës së Sergio Robertos tek Barça

10/04/2021 18:09
nga:Lorik J

Ndër lojtarët me skadimin e kontratës në Barcelona është Sergi Roberto.

Javët e fundit klubi blaugrana kishte inicuar kontaktet e para për të diskutuar një marrëveshje të re, por sot negociatat janë ndalur plotësisht, sipas Cadena COPE.

Konfirmimi vjen edhe nga agjenti i lojtarit i cili u prononcua në Mundo Deportivo.

“Sot gjithçka është bllokuar, edhe nëse negociatat mund të rinisin në çdo kohë”, tha shkurtimisht agjenti i Robertos.

/GazetaBlic Sport