Sporti

Paredes nuk ka vend në PSG, gruaja e futbollistit shpërndan postimin e një tifozi: “Pochettino është një vrasës”

10/04/2021 17:11
nga:Lorik J

Në PSG kanë filluar shqetësimet.

Gruaja e Leonardo Paredes, Camilla Galante nuk duroi më dhe nga pakënaqësia që burri i saj nuk po luan tek ekipi parisien ka bërë një ‘retweet’ të një mesazhi nga një tifoz argjentinas, përcjell GazetaBlic Sport.

“Duhet një vrasës për ta lënë këtë djalë në stol”, shkruante tifozi duke iu referuar Pochettinos, teksa gruaja e Paredes shpërndau mesazhin.

27 vjeçari, Paredes ka luajtur vetëm dy ndeshje të ligës, vetëm njërën si titullar. Poashtu luajti në ndeshjen debutuese në Ligën e Kampionëve kundër Brugge, ku u zëvendësua në pjesën e parë.

Por, e ardhmja e tij nuk duket në Paris…

/GazetaBlic Sport.