Në konferencën për shtyp, tre ditë para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Belgjikës, trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur edhe për vëllezërit Hernandez.
Dy vëllezërit, Lucas dhe Theo Hernandez janë në grumbullim me Francën për ndeshjet e këtij muaji, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri, Didier Deshcamps thekson se kjo dyshe mund të luajë bashkë.
“Lucas ka aftësinë të luajë në qendër ose si anësorë, Theo është krah. Ata mund të luajë së bashku, por nuk është e sigurt që njëri e shtyn tjetrin drejt një pozicioni tjetër. Lucas luajti si anësor me ne, por është më i trajnuar për të luajtur edhe në qendër”, tha Deschamps.
/GazetaBlic Sport


