Goditje e fortë për kombëtaren norvegjeze, superylli i tyre, Erling Braut Haaland nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Turqisë dhe Malit të Zi.
Haaland do të mungojë në këto dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.
“Përshëndetje njerëz, shumë keq që nuk mund të jem gati për lojërat me kombëtaren. Nuk mund të prisja. Gjithsesi, i urojë fat Norvegjisë,” shkroi sulmuesi 21-vjeçar Erling Haaland në gjuhën norvegjeze.
Në nivelin e klubeve, sulmuesi tashmë ka humbur tre takimet e fundit me Borussia Dortmund dhe pjesëmarrja e tij në kualifikueset e Kupës së Botës 2022 ishte e pasigurt.
/GazetaBlic Sport
Hei folkens, kjipt å ikkje bli klar til landskampane. Hadde gleda meg. Uansett, lykke til Norge ??
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) October 4, 2021


