Zgjedhjet Lokale

Bahtiri: Trepça ka nevojë për punëtorë të rinj, po i vjen koha e ndryshimit

10/04/2021 16:21
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë takuar qytetarët të cilët me muaj protestojnë për mohimin e drejtës së tyre për punësim në Trepçë, në një konkurs ku ishte karakterizuar me shumë shkelje.

Postimi i Agim Bahtirit:

Trepça ka nevojë për gjak të ri, Trepça ka nevojë për punëtorë të rinj, Trepçës po i vjen koha e ndryshimit.

Deri tash menaxhimi i këtij gjiganti, gjithmonë nga struktura e PDK-së, dha rezultate vetëm në shkatërrimin dhe degradimin e Trepçës.

Bashkë me zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj, deputeten Arjeta Fejza, drejtorët Fidan Ademi, Naser Muja e Ekrem Sadiku, takuam grupin e qytetarëve, të cilëve u është mohuar punësimi, përkundër plotësimit të kritereve.

Ne do të jemi në krah me punëtorët, që e drejta të triumfojë dhe punëtorët që e meritojnë të jenë në punë. Vetëm kështu mund të shpresojmë për ditë të mira.

Bashkë do të Qeverisim!

LVV 144 | AB +4
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=403837647773682&id=100044423496553