Gjithçka është gati për kthimin e Claudio Ranieri në Premier League.
Ranieri pritet të rikthehet në Premierligë sot për të marrë drejtimin e Watford, shkruan GazetaBlic Sport.
Italiani ishte edhe më parë pjesë e Premierligës me skuadra si Fulham Chelsea dhe Leicester City me të cilën befasoi të gjithë duke u shpallur kampion i Anglisë edhe pse ishte outsajder total.
Klubi shkarkoi dje spanjollin, Xisco Munoz, i cili fitoi shtatë pikë javët e para.
/GazetaBlic Sport/


