Ish zv.kryeministri Haki Abazi ka mbajtur fjalën e tij si deputet për çështjen e marrëveshjeve të targave duke mbrojtur Qeverinë dhe duke sulmuar opozitën.
“Është paradoksale kjo me u paraqit në publik sikur vërtet ka interes për marrëveshje e këtu në Kuvend mos me e dëgju debatin dhe përmbajtjen e marrëveshjes.” – tha fillimisht ai, përkundër që paraprakisht Besnik Bislimi – pasardhësi i tij në pozitën e zv.kryeministrit – fliste për marrëveshjen në lidhje me Marrëveshjen e Targave.
“Tentimet dhe fabrikimet e kanë sjellë Kosovën në këtë pozitë në dialog edhe në pozitën për me prodhu kushte qe 20 vjet. Ju kujtohet tentimi i parë kur u vra polici Enver Zymberi – të cilin po hezitojnë ta përmendim kolegët deputetë. Tjetra që duhet me iu kujtu… sot po mbulohet shenja me katër “s”- a të Serbisë. Nuk po i vnohet fusnota Kosovës ku është përmend 1244-shi.” – vazhdoi më tej Abazi.
Por, ai vazhdon duke thënë disa deklarata që nuk kuptohen mirë.
“Në fakt, dialogu që e kanë ndërtu në të kalumen, e ka ba që 1244-shi me u kthy me fusnotë në emërtimin e Kosovës kur është fjala për raportet. Të bahemi seriozë, që qytetarët ta kuptojnë të vërtetën. Dialogu është kthyer në problematikat të cilat Serbia në mënyrë të vazhdueshme ja ka prezantu Kosovës edhe në Bruskel.


