Profesor Green dhe e dashura e tij, aktorja Karima McAdams, janë fejuar shtatë muaj pasi u bënë prindër të një djali që e quajtën Slimane.
Ka qenë reperi që i ka propozuar aktores me një unazë dhe padyshim që mori një po!

Artisti britanik ka ndarë një fotografi të partneres, e cila shfaqet e emocionuar duke vënë në pah unazën në gishtin e fejesës.

“Ti më quan dashuri të lehtë. Unë ju quaj gjëja ime më e mrekullueshme. Të më duash nuk është gjithmonë e lehtë, por ti je gjithmonë e mahnitshme”, është mbishkrimi i reperit.

Green më parë ishte i martuar me yllin televiziv, Millie Mackintosh ndërsa pesë vite më parë u raportua për një lidhje me Rita Orën madje edhe u kapën bashkë nga paparazzit.



