Lajme

Shefi i EULEX-it: Nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

10/03/2021 20:06
nga:Q R

Shefi i misionit europian për sundim të ligjit (EULEX) Lars Gunnar-Wigemark, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen që po mbretëron në dy pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.

Ai tha se situata atje është e qetë.

Gunnar-Wigemark theksoi se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës.

Shefi i EULEX-it njoftoi se nga nesër do të nis zbatimi i marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në veriun e Kosovës së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”.

Nga dita e djeshme ka filluar të zbatohet pika e parë e kësaj marrëveshje e cila parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e Njësitit Special me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri.

Mehaj: Siguria nacionale u sfidua dhe u provokua nga Serbia