Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se për më pak se një muaj përfunduan punimet në rrugën te Zidi i Sadik Agës, që nisën me 6 shtator, shkruan Gazeta Blic.
Gjini përmes një video në ‘Facebook’, iu ka premtuar banorëve të asaj ane se do të vazhdojë me punë të tjera.
“Për më pak se një muaj përfunduan punimet në rrugën te Zidi i Sadik Agës, që nisën me 6 shtator.
? Banorët e kësaj lagjeje më nuk janë në baltë, ndërsa tani do të punojmë që rrugës t’ia bashkangjesim edhe ndriçimin dhe trotuarin”, ka shkruar Gjini.
Video: