Sporti

Real Madrid shijon humbjen e parë në La Liga këtë sezon, mposhtet nga Espanyol

10/03/2021 18:08
nga:Lorik J

 Skuadra e Real Madridit ka shijuar humbjen e parë në këtë sezon të ri të La Ligas.

Espanyol ishte skuadra që e njoftoi Realin e Ancelottit me humbje këtë stinor, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra katalunase, Espanyol ka mposhtur Real Madridin me rezultatin 2:1.

De Tomas shënoi golin e parë pas 17 minutave lojë, kurse Aleix Vidal pas asistimit të Bare shënoi për 2-0.

Real Madrid tentoi të reagonte, por goli i Karim Benzemas pas 71 minutave lojë nuk luajti rol të madh.

Madrilenët mbesin në vendin e parë me 17 pikë, po aq sa Atletico Madrid, kurse Espanyol renditet në vendin e 12’të me 9 pikë.

/GazetaBlic Sport