Klubi Futbollistik “Llapi” e ka shënuar fitoren e parë në këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll
Skuadra llapjane ka triumfuar ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 1-0, shkruan Sheshi.info
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Riviera.
Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri, Tahir Batatina, i cili këtë ndeshje e cilëson si lojë nervash.
“Më shumë ka qenë lojë nervash se sa futbolli. Në këtë ndeshje na janë dashur pikët dhe me vjen keq për legjendat llapjane që nuk kanë parë ndeshje të bukur, por megjithatë përgëzojë edhe lojtarët që dhanë maksimumin për të marrë fitore”.
“Kjo fushë nuk na lejon që të bëjmë maksimumin, mirëpo që kjo fitore i largon nga gjendja psikologjike dhe kemi 10 ditë pushim e me pas do të kthehemi furishëm. Fakt që unë këtyre lojtarëve i qëndrojë mbrapa dhe me dy pikë, pasi këtë sezon Llapi dhe Barcelona nuk po i shkon ashtu si duhet”.
“Këtë fitore ia dedikoj humanistit Halil Kastrati, pasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe i deshirojmë shërim sa më të shpejtë”, përfundoi Batatina për ‘Art Sport’.


