Sporti

Zekrija Ramadani flet pas barazimit me Dritën, ka disa fjalë edhe për Besart Berishën

10/03/2021 17:07
nga:Lorik J

Derbi i madh kosovar mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa gola në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.

Një ndeshje tejet e zbehtë, me pak raste shënimi e shumë ndërprerje u zhvillua në Gjilan, e që në fund përfundoi me rezultatin 0:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani tha se skuadrat ishin të kujdesshme, ndërsa foli edhe për debutimin e Besart Berishës.

“Nuk kishte shumë raste kjo ndeshje, ne pak më teper patëm guxim për të sulmuar, e keni pa formacionin më të mirë e kam përdorur për të fituar. Nuk krijuam shumë, sepse kundërshtari ishte i kujdesshëm. U munduam më tepër, kishte një diferencë më të madhe në pjesë të parë, në të dytën u barazpeshua takimi. I uroj lojtarët për pikën e fituar”, tha fillimisht Ramadani për Art Sport.

“Të gjithe duhet të jemi të kënaqur, sepse në fund mund edhe të pranonim gol”, vazhdoi ai.

“Sot ishte me tepër një njoftim i Besartit me futbollin kosovar. Berisha e ka pa që edhe këtu duhet të ipet maksimumi për t’u futur në formacion. Ajo që i mungon më se tepërmi është gjendja fizike, por tani kemi pushimin dhe do ta përmirësojmë sa të kemi mundësi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport