Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi i madh kosovar mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa gola në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Një ndeshje tejet e zbehtë, me pak raste shënimi e shumë ndërprerje u zhvillua në Gjilan, e që në fund përfundoi me rezultatin 0:0.
Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Ulpianës, klubi nga Drenasi fitoi me rezultatin minimal 1:0, por të mjaftueshëm për të marrë tre pikë jashtëzakonisht të vleshme.
Drilon Leku shënoi golin e vetëm në këtë përballje.
E fitoren e parë në këtë sezon të ri të Superligës së Kosovës e mori edhe Llapi i Batatinës, pasi mposhti Dukagjinin e Dallkut, poashtu me rezultatin 1:0.
Riveria shënoi golin e fitores së madhe për Llapin në këtë sfidë.
/GazetaBlic Sport


