Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të Lipjanit për zgjedhjet e 17 tetorit.
Haradinaj ka thënë se tani është koha e zhvillimit dhe kërkohen njerëz të rinj, njerëz të zotë.
“Bashkim Budakova dhe kandidatët tanë për Asamble, janë njerëz të rinj dhe të zotë, janë profesionistë, – tha Haradinaj, duke e cilësuar kështu kandidatin e AAK-së për kryetar të Lipjanit dhe listën e kandidatëve për Kuvend Komunal.
Haradinaj tha se këta njerëz e meritojnë besimin e qytetarëve për zhvillimin e Lipjanit, duke përmendur edhe prioritetin e punësimit të të rinjve, për të ecur para me suksese.
“Ju ftoj të bashkohemi në numrin 121, me AAK-në, me Bashkimin për Lipjanin” – përfundoi Haradinaj.