Sporti

Klopp i zemëruar me skuadrat angleze që nuk po i vaksiojnë lojtarët e tyre

10/03/2021 12:46
nga:E K

Jurgen Klopp është zemëruar me skuadrat angleze për mos vaksinimin e lojtarëve të tyre.

Një raport i fundit mbi Covid-19 në Angli zbuloi se vetëm shtatë klube të Premier League kanë një normë vaksinimi mbi 50 përqind, gjë që ka zemëruar Jurgen Klopp, shkruan GazetaBlic Sport.

“Të gjithë ne ndoshta kemi pirë një ose dy birra dhe kemi menduar se mund të vozisim, por me ligj nuk mundemi. Dhe ligji nuk është atje për të më mbrojtur mua: është atje për të mbrojtur njerëzit e tjerë nëse jam i dehur.Është saktësisht e njëjtë: Unë nuk e marr vaksinën për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur ata që më rrethojnë”, tha fillimisht Klopp.

“Unë nuk e kuptoj pse ky është një kufizim i lirisë. Nëse është, atëherë, të pish dhe të mos jesh në gjendje të ngasësh makinë, është gjithashtu kufizim i lirisë”, vazhdoi ai me shaka.

“Ne kemi 99 përqind të vaksinuar. Ishte një vendim ekipor. Nuk kisha nevojë të bind lojtarët, sepse nuk jam as mjek”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/