Sporti

Asistoi dhe shënoi një gol, Luis Suarez lëshoi një tjetër rast të artë para portës

10/02/2021 21:57
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid është në avantazh ndaj Barcelonës me rezultat 2 me 0.

Lemar ka shënuar një gol të bukur në minutën e 23-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një aksion fantastik nga skuadra e Simeones, aksion ky që u finalizua me gol.

Luis Suarez shënoi golin e dytë të skuadrës madrilene në këtë takim.

Megjithatë, epërsia ka mundur të jetë edhe më e madhe, sikur Suarez të ishte më i vëmendshëm para portës në minutën e 28-të.

Ai humbi një mundësi të artë për të shënuar para portës së Barcelonës, por natyrisht e kompensoi më vonë me golin e shënuar.

Ja pamjet nga ky moment.