Zgjedhjet Lokale

Quni: Do të intervenojmë në secilën rrugë dhe lagje të qytetit për të përmirësuar standartin e jetesës

10/02/2021 20:18
nga:Y I

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vijuar me fushatën shtëpi më shtëpi, raporton Gazeta Blic.

Ndalesa e tij e radhës ishte në lagjen “Ali Pashë Tepelena”, ku banorët i shpërfaqen zhgënjimin e tyre me pushtetin në ikje.

Me këtë rast, Quni u premtoi se me qeverisjen e tij do të ndërtojnë aty ku nuk është ndërtuar dhe do të intervenojmë në secilën rrugë e lagje të qytetit për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve.

Në fund të takimit, Quni theksoi se, bashkë ia dalim ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.